Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Situata e investimeve në vend është alarmante, vetëm këtë vit ranë me 100 milionë euro


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka quajtur situatë alarmante rënien e investimeve në në vendin tonë.

Sipas tij rënia me 100 milionë euro vetëm për këtë është shqetësuese dhe rrezikon të çojë ekonominë shqiptare drejt greminës.

Është alarmante situata e investimeve të huaja në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti, shifra e rënies së investimeve është 100 milionë euro. Çuarja e ekonomisë shqiptare buzë greminës së falimentit, është një nga shqetësimet kryesore të pasqyruara në raportin e përvitshëm të DASH, që rendit si arsye korrupsionin e qeverisë shqiptare, shkatërrimin e tregut dhe konkurrueshmërisë nga PPP-të, ligjet abuzive në lidhje me pronat dhe gjithashtu koncesionet korruptive.

Asgjë nuk e fsheh dot më rritjen e varfërisë dhe papunësisë, ekonominë e rrënuar dhe largimin masiv të shqiptarëve. Çdo raport ndërkombëtar flet qartas për mungesën e klimës pozitive për biznesin dhe investimet e huaja”-shkruan Basha.

Më tej kryedemokrati e sheh me shqetësim që mbarimi i punës nga investitorët strategjikë si TAP dhe Devolli lë një situatë të rëndë me investimet, pasi sipas tij në 7 vite ka mbzotëruar klima e largimit të investitorëve pasi lulëzuan kompanitë offshore dhe PPP-të.

Dy investitorët e vetëm strategjikë, TAP dhe Devolli, po e përfundojnë punën e tyre të nisur që në kohën e qeverisjes së PD. Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe koncensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve.

Në këto kushte, një nga angazhimet e mia parësore, është që t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë. Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze, që bashkë me zhvillimin ekonomik do të sjellë dhe rritjen e numrit të vendeve të reja të punës me paga dinjitoze”-përfundon kreu i PD.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *