Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 16 vjeçar.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi R.O banues në Berat.
Denoncimi në polici është bërë nga vetë 16-vjeçari K.J,që ka deklaruar në polici se ngacmimi seksual vazhdon prej muajsh nga i moshuari që është komshiu i tij.
Njoftimi i policisë:
Berat
Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.