Presidenti amerikan Trump ka kërkuar dënim me vdekje për personin që plagosi dy oficerë policie në shërbim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Los Angeles e dy policët janë në gjendje të rëndë në një spital të qytetit. Pas ngjarjes, qindra protestues u mblodhën para spitalit dukë thirrur se shpresonin që policët të vdisnin.
Trump theksoi se nëse oficerët e plagosur do ndërrojnë jetë, atëherë personit që i qëlloi duhet t’i bëhet një gjyq i shpejtë dhe të dënohet me vdekje.
Pamjet e publikuara nga policia, tregojnë një person të armatosur që i afrohet makinës së policisë më dy oficerët brenda duke i qëlluar pa paralajmërim apo provokim.
“Nëse ata vdesin, gjykim i shpejtë dhe dënim me vdekje për vrasësin.” shkroi Trump në Twitter të dielën.
“Është e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë.” – shtoi ai.