Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë lidhur me koronavirusi e ri, 168 raste të reja


Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, katër persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit lidhur me covid-19.

Nga 877 persona të testuar së fundmi, janë zbuluar 168 të prekur nga koronavirusi i ri. Viktimat janë një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Në dy spitalet ku qëndrojnë të prekurit nga covid-19 janë shtruar 178 pacientë, 19 nga të cilët janë në terapi intensive me 9 të intubuar.

Përveç këshillave të përditshme, ministria u ka bërë një thirrje të veçantë mësuesve, prindërve e nxënësve me nisjen e vitit të ri shkollor që të tregojnë kujdes të shtuar me nisjen e vitit të rishkollor, të parashikuar për ditën e nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *