Vendosni fjalën kyçe....

Irani injoron thirrjet e ndërkombëtarëve, ekzekutohet mundësi 27-vjeçar


Irani ka ekzekutuar një mundës të akuzuar për vrasje, duke injoruar thirrjet ndërkombëtare që ai të kursehet.

Mundësi 27-vjeçar, Navid Afkari, u dënua me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash anti-qeveritare në vitin 2018, shkruan BBC.

Ai tha se ishte torturuar për të bërë një rrëfim për krimin. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International e përshkroi ekzekutimin e Afkarit si një “tradhti të drejtësisë”.

Në një regjistrim të publikuar nga organizata, Afkari thotë: “Nëse unë ekzekutohem, dua që ju të dini se një person i pafajshëm, edhe pse u përpoq dhe luftoi me të gjitha forcat për t’u dëgjuar, u ekzekutua”.

Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor të Shiraz, sipas mediave shtetërore.

Avokati i tij tha se klienti i tij ishte ndaluar të shihte familjen para vdekjes së tij, siç kërkohet nga ligji iranian.
“A ishit kaq në nxitim për të ekzekutuar dënimin që i privuat Navidit një vizitë të fundit?”– tha Hassan Younesi në Twitter.

Kishte pasur shumë thirrje për të ndaluar ekzekutimin, duke përfshirë edhe një sindikatë që përfaqësonte 85,000 atletë në të gjithë botën.

Shoqata Botërore e Lojtarëve tha se mundësi iranian ishte “shënjestruar padrejtësisht” vetëm pse kishte marrë pjesë në protesta dhe bëri thirrje për dëbimin e Iranit nga sporti botëror nëse vazhdon me ekzekutimin.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump bëri gjithashtu thirrje për mëshirë, duke thënë se akti i mundësit “ishte vetëm një demonstratë anti-qeveritare në rrugë”. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e quajti ekzekutimin e Afkari-t “një lajm shumë të trishtuar”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *