Çmimi i Madh i Italisë në Formula 1 prodhoi jo pak emocione teksa vetëm 12 makina arritën ta përfundojnë garën.
Ajo u shoqërua me disa aksidente ndërsa fitues në fund u shpall britaniku Hamilton me Mercedes-in e tij.
Makina e sigurisë u fut disa herë në pistë pas aksidenteve të shumta që fatmirësisht nuk sollën dëme për pilotët veç shkatërrimit të makinave e daljen e tyre jashtë garës.