Vendosni fjalën kyçe....

Pas pezullimit, Universiteti i Oksfordit do të rinisë testimet e vaksinës kundër Covid-19


Do të rinisin testimet e vaksinës Covid-19 që po zhvillohet nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, pasi ndërprerjes për shkak të një efekti anësor të raportuar në një pacient në Britani.

Të martën, AstraZeneca njoftoi se studimet po ndërpriteshin pasi po hetoheshin efektet anësore lidhur me vaksinën.
Por të shtunën, universiteti i Oksfordit njoftoi se vijimi me testimet konsiderohet i sigurt. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, e mirëpriti lajmin se testimet do të rinisin.

“Kjo pauzë tregon se ne gjithmonë do ta vendosim sigurinë në radhë të parë. Ne do t’i mbështesim shkencëtarët tanë për të ofruar një vaksinë efektive sa më shpejt të jetë e mundur”- shprehet ai, citon BBC.

Universiteti tha në një deklaratë se ishte e pritshme që “disa pjesëmarrës do të sëmureshin” në testime të mëdha si ky. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gati 180 kandidate për vaksina janë duke u testuar në të gjithë botën, por askush nuk i ka përfunduar ende provat klinike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *