Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen rëndë dy policë në SHBA, protestuesit mblidhen para spitalit: Do Zoti vdisni


Një grup protestuesish u mblodhën përpara një spitali në Los Angeles duke thirrur ‘vdekje policisë’.

Ngjarja ndodhi teksa në spital sapo ishin dërguar dy oficerë policie që u qëlluan me armë në një pritë të ndodhur në Compton, një lagje e qytetit.

Shefi i policisë u bëri tirrje protestuesve që të largohen nga hyrja e spitalit pasi po pengonin transportimin e qytetarëve që vinin me urgjenca të ndryshme.

Një pastor lokal tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me KABC, se protestuesit u përpoqën të futeshin në dhomën e urgjencës. “Ata po thoshin ‘vdekje policisë’ dhe ‘vrit policinë’. Ata po përdornin të gjitha llojet e fjalëve të mallkimit dhe termave nënçmues.” tha ai për KABC.

Protestuesit thërrisnin nga jashtë spitalit se shpresonin që dy policët e plagosur të vdisnin. Dy oficerët u qëlluan teksa ndodheshin brenda makinës së tyre. Raportohet se të dy janë në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *