Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri në Lushnjë 31-vjeçari nga Tirana


Një 31-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në Fier Shegan, ku i riu dyshohet se është plagosur pas një konflikti të çastit.

Ai është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve të Lushnjës, ka nisur aksioni për kapjen e autorëve.

Njoftimi

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *