Vendosni fjalën kyçe....

Regjisori Michael Moore e krahason presidentin Trump me Osama Bin Laden: Ai është një vrasës masiv


Regjisori Michael Moore e ka krahasuar presidentin amerikan Trump me Osama bin Laden. I ftuar në një emision, ai tha se Trump është një vrasës masiv.

“Miqtë e mi. Kjo është vrasje masive.” – tha Moore duke iu referuar numrit të vdekjeve lidhur me covid-19 pas librit ‘Rage’ të gazetarit Bob Woodward.

Moore pranoi që presidenti nuk i vrau amerikanët, por mban përgjegjësi për vdekjet e tyre.

“Unë mund t’ju them se Osama Bin Laden nuk fluturoi me asnjë nga ato aeroplanë që goditën kullat binjake. Pra, ai është i pafajshëm? Jo. Trump është një vrasës masiv. Ai me vetëdije lejoi që 200,000 amerikanë të vdisnin. Ai mund ta kishte shmangur të gjithën këtë.” – shtoi Moore.

Regjisori i njohur si mbështetës i demokratëve, tha gjithashtu se ‘askush tjetër përveç presidentit të Konfederatës Jefferson Davis dhe Gjeneralit të tij, Robert E. Lee, nuk ka vrarë më shumë amerikanë sesa Donald J. Trump’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *