Greqia do të forcojë forcat e saj të armatosura duke blerë sisteme të reja armësh, njoftoi të shtunën kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Në mënyrë të veçantë, Greqia do të blejë 18 avionë luftarakë Rafale nga Franca, për të zëvendësuar avionët e plakur Mirage 2000; 4 fregata të reja, ndërsa do rinovojë ato 4 ekzistuese; 4 helikopterë detarë Romeo; armë antitank për ushtrinë; silurë për marinën dhe raketat të komanduara për Forcën e saj Ajrore.
Ajo gjithashtu do të shtojë 15,000 ushtarë profesionistë në forcat e saj të armatosura gjatë pesë viteve të ardhshme, tha Mitsotakis.
Programi i ri i prokurimit të armëve vjen mes tensioneve të rritura me Turqinë mbi burimet në Mesdheun lindor.