Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erjon Trungun, inspektor i Tatimeve.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në akuzat e e SPAK-ut, Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje.
37-vjeçari u arrestua në flagrance dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.