Vendosni fjalën kyçe....

Ylli Ndroqi mesazh stafit të Ora News e publikut: S’do ndalem, do rikthehemi më të fortë


Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, ka përshëndetur stafin e televizionit Ora News dhe shikuesit, se asgjë nuk do e ndalë.

Në mesazhin e tij, Ndroqi, falënderon gazetarët dhe stafin teknik të televizioni për punën e bërë në 14 vite.

“Në këto vite ishim aty ku shumë nuk guxonin të shkonin dhe jo vetëm ngjarje që tronditën vendin, apo sollën ndryshime të mëdha, por dhe në problemet që çdo familje shqiptare ka. E për këtë ju jam falenderues për themelet e një medie të fortë, për ngritjen e një gazetarie që shumë e duan dhe çmojnë.” – shkruhet në mesazhin e Ndroqit.

Më tej, ai thekson se Ora News do vijojë të sfidojë në tregun mediatik  për të ndjekur në hollësi gjithçka kërkohet të mbahet e fshehtë, të jetë pranë çdo familjeje e të bëjë transparencë për atë që ndodh në vendime e pushtetit, duke qenë në shërbim të interesit publik.

“Ora News do të vazhdojë të sfidojë jo vetëm të parët për lajmin e fundit. Por të ndjekë në detaj gjithçka kërkohet të mbahet e fshehtë, t’i jetë pranë çdo familje, të bëjë transparencë për atë çfarë ndodh pas vendimeve të pushtetit në shërbim të interesit publik. Ndërsa RTV Ora, me larmishmërinë që ofron, ju siguroj do të vazhdojë të jetë televizioni i të gjithëve, jo vetëm në familje, por dhe pikë reference në çdo fushë.” – vijon mesazhin, Ndroqi.

Në fund biznesmeni pohon se situata që po kalon televizioni Ora News do i bëjë edhe më të fortë dhe fton gazetarët që të jenë edhe më kurajozë në punën e tyre, që e ka kthyer televizionin në kështjellë të fjalës së lirë.

“Por kjo situatë do na bëjë edhe më të fortë. Një eksperiencë që pak e kanë kaluar. Në këto vite jam munduar t’i jem pranë kujtdo nga ju. Kam dëgjuar e kam mësuar, jemi rritur së bashku. Por sot jeni ju ata që treguat se themelet e forta të më shumë se një dekade më parë janë kthyer në një kështjellë të fortë të fjalës së lirë. E kjo më bën të mos ndalem. Ndaj ju ftoj të jeni edhe më kurajoz, të thoni atë që të tjerët e thonë nën zëlartas. Të ngrini shqetësimet që shqiptarët kanë, por që mediat e tjera i lënë të fshehura në sirtarë për shumë arsye. Të gjithë kemi nevojë për këtë. Ndaj ju falenderoj!” – mbyll mesazhin e tij, Ndroqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *