Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Prush, policia arreston autorin e dyshuar


Një 57-vjeçar është ndaluar nga policia pasi dyshohet si autori i vënies së zjarrit në fshatin Prush të njësisë administrative Vaqarr.

Nga policia u arrestuar shtetasi I.A 57-vjeç dhe akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjëherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *