Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi nxjerr pamjet: Realiteti ndryshe nga propaganda e Ramës, grumbullime masive në shkolla


Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, me rastin e ditës së parë të shkollës ka nxjerrë disa pamje nga dy shkolla në Tiranë, ku tregohet një realitet krejt tjetër nga ai i pasqyruar nga kryeministri Edi Rama.

Vokshi tregon prindër dhe nxënës të grumbulluar para shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë, ku nuk respektohet asnjë masvë për Covid-19.

“Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti.
Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe.
Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.
Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.”– shkruan Vokshi.

Nuk ka vonuar shumë dhe Vokshi ka sjellë të tjera pamje nga një tjetër shkollë në kryeqytet.

“Propaganda Ramës vs #Realiteti në shkolla (2)
Shkolla “Dëahmorët e Lirisë” në Tiranë.
Mungesë organizimi nga ana e shkollës. Grumbullime prindërish e fëmijësh jashtë dyerve të shkollës, pa asnjë mundësi respektimi të protokollit të sigurisë.”- shkruan ish-deputetja krahas videove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *