Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona ia bën të qartë Suarezit: Hiq dorë nga tekat ose qëndro në stol deri në qershor 2021


Drejtuesit e Barcelonës kanë paralajmëruar sulmuesin Luis Suarez se nuk kanë ndërmend t’u nënshtrohen tekave të lojtarit.

Ata kanë kërcënuar se do e lenë atë në stolin e rezervave deri në fund të kontratës që skadon në qershor të vitit 2021.

Sulmuesi uruguaian nuk është pjesë e planeve të klubit dhe trajnerit Koeman dhe nëse ai nuk heq dorë nga kërcënimet drejtuar klubit, atëherë drejtuesit mund të marrin masa ekstreme ndaj tij duke e detyruar të qëndrojë në stol.

Lojtari ka kërkuar së fundmi që të bashkohet me Juventusin por operacioni po vështirësohet mjaft. Trajneri Pirlo ka kërkuar një sulmues pëër sezonin e ri e në këto kushte ekipi mund t’i kthehet dyshes Milik-Dzeko për të zgjedhur njërin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *