Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka dalë nga mbledhja e Këshillit Politik duke hedhur sulme mbi përfaqësuesit e partive kryesore të vendit.
Hajdari në deklaratën e saj tha se Rama kërkon të mbajë tepsinë, ndërsa LSI-ja do të rrijë me PD-në dhe Basha kërkon mbajtjen e vagonit të partive të vogla.
“Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do ti shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave”.
Në përfundim të fjalës së saj, ajo tha se do të kërkojë qartësim edhe se si do të veprohet në 25 prill me votën e diasporës, sepse nuk është qartësuar si duhet kjo pjesë.
“I thash që ne mund të ruajmë listat 100%, duke përdorur një mekanizëm që ka të bëjë me korrektimin e listave në bazë të gjinisë. Kjo do të thotë që qytetarët mund të votojnë në mënyrë të drejtë, por në fund i japim përparësi grave që marrin më shumë vota.
Sot ishte e qartë për mua dhe publikun, dhe problemi më i madh që ka ky Këshill është: Rama do të mbajë tepsinë e vet, kemi Monën që s’do ti shqitet Lulit dhe Luli që do të mbajë vagonin e partiçkave.
Ne kemi qytetarët që duan që në 25 prill të rrëzojnë këto parti të vjetra.
Shqetësimi dhe propozimi im është lista të hapura 100% dhe do kërkoj nga Këshilli një qartësim sa i përket votës së diasporës. Do kërkoj që kjo çështje të zgjidhjet”, tha Hajdari.