Vendosni fjalën kyçe....

Krahu i djathtë i ish-kryeministrit Abe projektohet si pasuesi i tij në qeveri


Krahu i djathtë i ish-kryeministrit të Japonisë, Yoshihide Suga, u zgjodh nga partia në pushtet për të pasuar Shinzo Aben në krye të qeverisë.

Sekretari i kabinetit, Yoshihide Suga, mori mbështetjen e partisë në zgjedhjet e lidershipit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Tokio, Japoni.

Një zyrtar i lartë i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, është zgjedhur për të zëvendësuar kryeministrin në largim Shinzo Abe. Pasi ka udhëhequr Japoninë që nga viti 2012, Abe po tërhiqet për arsye shëndetësore.

Sipas Japan Times, udhëheqësi i ri i Partisë Liberal Demokratike në pushtet pritet të bëhet kryeministri i ri, sepse partia mban një shumicë të madhe në dhomën e ulët të parlamentit.

Suga tha se qeveria duhet të ‘trashëgojë dhe lehtësojë politikat e promovuara nga kryeministri Abe’. Suga, 71 vjeçar, ka shërbyer si sekretari kryesor i kabinetit që nga viti 2012. Ai u përshkrua nga media japoneze si aleati i vjetër i Abes dhe ‘krahu i djathtë’ i tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *