Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në Syri Tv deklaroi se lidhur me dallimet mes opozitës mazhorancës për Kodin Zgjedhor duhet të bëjë mazhorancën të reflektojë.
Sipas Kryemadhit, në Kodin Zgjedhor duhet të përfshihet edhe letra e ambasadores amerikane për kandidatët problematikë.
“Për ndryshimet kushtetuese që kanë bërë ata, thonë na sillni draftin ligjor. Nuk i kemi bërë ne propozimet në Kushtetutë. Në Kodin Zgjedhor duhet të përfshihet edhe letra e ambasadores amerikane për kandidatët problematikë. Të vendoset një pikë në Kodin Zgjedhor. Problemet me listat nuk i kemi pasur ne, i ka Edi Rama,”-Kryemadhi.