Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Shahinit, reagon Vokshi: Nuk ka rëndësi kush vjen, investimet në arsim me pikatore, dy detyrat e ministres së re


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit dhe emërimit të Evis Kushit në drejtimin e saj.

Sipas Vokshit nuk ka rëndësi kush vjen në krye të Ministrisë sërish do jetë pasqyrë e dështimit të Edi Ramës.

A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës?

Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!

Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin”-shkruan Vokshi.

Sipas Vokshit investimet në arsim janë me pikatore dhe ky është një premtim i pambajtur nga Rama, duke shtuar të gjitha dështimet sipas saj të qeverisë socialiste në arsim.

Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët”.

– Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e çuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.

– Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm.

– Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla.

– Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë”-thotë Vokshi.

Më tej ish-deputetja tregon edhe dy detyrat që ka Ministrja e re në krye të Arsimit.

“Në 7 muajt e mbetur deri në prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:

1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.
2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje.

Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete”-përfundon Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *