Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik, flasin Bylykbashi dhe Gjiknuri


Pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese që lidhen me të, mes palëve të partive nuk ka pasur konsensus.

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi se opozita ka qëllim për të vonuar procesin në mënyrë që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi më 30 qershor.

Sipas, Gjiknurit opozita ka kërkuar mendimin e ODHIR për këtë çështje ndërsa sipas tij nuk ka kohë për të pritur.

Qëllimi i tyre është ta vonojnë këtë proces që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese. Këtë nuk mund ta lejojmë. Kërkova që brenda 30 qershorit, kjo çështje të mbyllet përfundimisht. Kur ODIHR-t nuk mund t’i shkohet me idera por me drafte. Nëse kemi ndonjë dispozitë që nuk mund të jemi dakord, mund t’i drejtohemi më vonë. Të dyja palët të sjellin draftet dhe t’i diskutojmë.

Kuvendi është sovran dhe i ka votat e duhura, por duam të respektojmë edhe propozimet e opozitës por gjithmonë në frymën e kushtetutës së re për kuotat gjinore dhe patjetër çështja e pragut zgjedhor ku jemi të hapur. PD tha ti drejtohemi ODIHR-t, por nuk e di për çfarë e kanë fjalët”-deklaroi Gjiknuri.

Bylykbashi nga ana tjetër tha se maxhoranca synon t’i heqë zgjedhësve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin politik që duan.

Ai thekson se  qëndrimet e referuara në kushtetutë janë të ndryshme nga marrëveshja e 14 janarit.

Këto janë qëndrime të kundërta referuar kushtetutës dhe mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit që është themeli i punës së Këshillit Politik”.

“Opozita bëri të qarë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore siç janë sot dhe për hapjen 100% të listave. Opozita kërkon që zgjedhësit të ketë të drejtë të përcaktojnë kush janë ata që duan t’i përfaqësojnë.

Mazhoranca kërkon t’i heqë zgjedhësve të drejtën e listave 100% të hapura dhe kërkon t’i ketë pjesërisht të mbyllura dhe t’i heq mundësinë që të zgjedhin partinë politike që ata duan. Këto janë qëndrime të kundërta referuar kushtetutës dhe mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit që është themeli i punës së Këshillit Politik”-tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *