Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë në gjoks përmbaruesi privat në Sarandë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku është goditur me thikë një përmbarues privat.

Përmbaruesi Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 në Sarandë. Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve.

Sipas përmbaruesit, personi që e ka sulmuar ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *