Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Durrës, policia identifikon autorin e dyshuar


Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasditen e sotme.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale H.B dhe M.B babë e bir.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është shtetasi A.Ll.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur sipasojë e një konflikti të çastit.

Njoftimi i plotë:

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas një konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (babë e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar  shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkoolit dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja  e saj për kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *