Vendosni fjalën kyçe....

Policia përdor gazin lotsjellës ndaj naftëtarëve të Ballshit, njërit i bie të fikët (Video)


Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën e naftëtarëve të Ballshit duke bërë që njërit prej tyre ti binte të fikët.

Naftëtari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur u ndimua nga kolegët e tij që ndodheshin pranë.

Punonjësit e Uzinës së Ballshit kanë disa muaj që protestojnë duke kërkuar pagat të cilët nuk i marrin prej shumë kohësh.

Ata kanë deklaruar se janë në prag mbijetese duke qenë se nuk kanë asnjë burim tjetër jetese veç pagës së tyre.

Efektivët e policisë përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestën e ditës së sotme, teksa punonjësit u përpoqën të hyjnë me forcë brenda uzinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *