Ish-kandidatja presidenciale në Bjellorusi në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, ka kritikuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për takimin me ‘uzurpuesin’, një term që ajo ka përdorur për të përshkruar presidentin e vendit, Alexander Lukashenko.
Tikhanovskaya garoi kundër tij në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilët sipas rezultave zyrtare u fituan nga Lukashenko me 80 përqind të votave. Ajo ka refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve si të ligjshëm.
Të hënën në mëngjes, Lukashenko mbërriti në qytetin jugor rus të Soçit për një takim kokë më kokë me homolugun rus, Putin. Mes spekulimeve mbi qëllimet e tyre të vërteta, Tikhanovskaya i dërgoi një mesazh udhëheqësit rus se çdo marrëveshje e nënshkruar do të ishte e pavlefshme, nëse ajo vjen ndonjëherë në pushtet.
“Unë dua të kujtoj Vladimir Putinin: Për çfarëdo që të bini dakord gjatë takimit në Soçi, ai nuk do të ketë forcë ligjore. Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga i paligjshmi Lukashenko do të rishikohen nga qeveria e re.”