Vendosni fjalën kyçe....

Shahini: Nuk dhashë dorëheqjen e parevokueshme, për simbolikën e dorëheqjes sot duhet të pyesni kryeministrin


Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në intervistën e saj pas largimin nga dikasteri në emisionin “Open”, deklaroi se kur lajmëroi dorëheqjen nuk e kishte të parevokueshme.

Ajo theksoi se lidhur me simbolikën e lirimit nga detyra ditën e sotme duhet të pyetet kryeministri Edi Rama.

 “Në korrik kemi biseduar me Ramën, unë kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike. I thashë kryeministrit se nuk mund të vazhdoj më larg familjes. Nga kjo bisedë vazhduam më pas, unë kërkova lirimin.

Nuk është se dhashë dorëheqjen e parevokueshme, por i kërkova lirimin. Diskutuam që mund të jetë në fillim të shtatorit apo më vonë, vendimi u mor sot. Në intervistë thashë që jam e gatshme të shërbejë, dhe i kam lënë në dorë Ramës që të vendosë ai. Përgatitjet ne i kemi bërë më parë. Nuk ka simbolikë se pse u shkarkova sot. Për simbolikë mund të pyesni kryeministrin, jo mua…”- u shpreh Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *