Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk dhe në qytete të tjera, në protestën e fundit kundër presidentit Alexander Lukashenko.
Forca të shumta policore u vendosën në gatishmëri, duke bllokuar zonat kryesore.
Policia tha se arrestoi rreth 400 njerëz përpara dhe gjatë protestave, të quajtura Marshi i Heronjve.
Protestat janë shkaktuar nga zgjedhjet e diskutueshme të mbajtura rreth një muaj më parë dhe nga dhuna policore që i pasoi ato.
Demonstruesit duan që Lukashenko të japë dorëheqjen pasi akuzohet për manipulim të gjerë të votave.
Por lideri bjellorus, i cili qëndron në pushtet prej 26 vjetësh, i ka mohuar akuzat dhe akuzon kombet perëndimore për ndërhyrje.
66-vjeçari ka premtuar të mbrojë Bjellorusinë.
Shumica e liderëve të opozitës tani janë nën arrest ose në internim.
Kjo është e diela e pestë radhazi e protestave masive, me rreth 100,000 njerëz që protestojnë çdo javë.
Several huge columns like this marching Minsk streets in the direction of Drazdy where Lukashenka resides. pic.twitter.com/tRvxFi6o7f
— Franak Viačorka (@franakviacorka) September 13, 2020