Ambasadorja amerikane, Kim, ai i BE-së, Soreca e britaniku Duncan do zhvillojnë një takim me Bashën pasditen e sotme në zyrën e këtij të fundit.
Takimi është paralajmëruar për në orën 15:00. Ai vjen pas darkës së ambasadores me përfaqësuesit e lëvizjes Nisma#Thurje.
Ditën e djeshme, ambasadori i BE-së në Tiranë, zhvilloi një takim me presidentin Meta në zyrën e këtij të fundit.
Takimi i tyre me Bashën vjen pas dështimit të mbledhjes së djeshme në Këshillin Politik ku palët pjesëmarrëse nuk arritën asnjë konsensus për çështjet e ngritura.