Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen pesë persona në Tiranë


Pesë persona janë arrestuar 24 orët e fundit në Tiranë.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme si shitja e lëndëve narkotike, vjedhja e drejtim makine në gjendje të dehur.

Po kështu është ndaluar edhe një 21-vjeçare e shpallur në kërkim për ushtrim prostitucioni.

Njoftimi

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 31 vjeç, sepse në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, dyshohet se ka vjedhur një automjetin tip furgon dhe më pas është kapur në tentativë për t’u larguar në drejtim të Saukut. Gjithashtu, nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 22 vjeç, pasi në afërsi të në një shkolle te Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.99 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin D. F., 44 vjeç, i cili pas marrjes të mjekimit në spital, është larguar për në banesë. B., 34 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.41 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *