Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Opozita nuk kërkon asgjë të re, përveç listave 100% të hapura dhe pragut elektoral


Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka komentuar ndryshimet zgjedhore të njëanshme nga mazhoranca.

Në emisionin “Tempora” përfaqësuesi i PD-së tha se opozita nuk kërkon asgjë të re, përveç listës së hapur 100% dhe pragun zgjedhor.

Ekuacioni është shumë i thjeshtë, koalicioni të mbetet sikurse është. Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë të re, listën e hapur 100% dhe pragun zgjedhor. Në këtë logjikë pragu zgjedhor nuk mund të vrasë pluralitetin në vend duke lënë vetëm PD-në dhe PS-së. Shqiptarët e kanë kuptuar heqja e koalicioneve ka qenë probleme sepse nuk ka të bëjë me fletën e votimit. Kurrë një parti politike nuk synon një hapje të tillë, në se nuk ka një program që lufton për ndryshimin e qeverisjes, ndryshe nga ajo e Edi Ramës. Sot kishim një atentat në mes të Tiranës në nivel terrorist dhe është simbol se ku ka shkuar kriminaliteti në vendin tonë”-përfundoi Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *