Presidenti amerikan Donald Trump ka debatuar me një zyrtar të Kalifornisë në lidhje me zjarret që kanë përfshirë të gjithë shtetin, ndërsa mori lavdërime nga guvernatori Gavin Newsom për ndihmën federale në luftimin e flakëve.
Mirëpo ata hynë edhe në parashikime për ndryshimet klimatike, pa qenë shkencëtarë.
“Do të fillojë të bëhet më freskët. Thjesht shikoni”– tha Trump të hënën, gjatë një tryeze në Sacramento me Newsom dhe zyrtarë të tjerë të Kalifornisë, kryesisht demokratë.
“Unë uroj që shkenca të pajtohet me ty”- u përgjigj Wade Crowfoot, sekretari i shtetit për burimet natyrore.
Presidenti më pas iu përgjigj: “Epo, nuk mendoj se shkenca e di në të vërtetë”.
President Trump: “It’ll start getting cooler. You just watch.”
Wade Crowfoot, CA Sec. for Natural Resources: “I wish science agreed with you.”
President Trump: “Well, I don’t think science knows actually.” pic.twitter.com/L98SD0l0cH
— The Hill (@thehill) September 14, 2020
Këtë deklaratë Trump e bëri pasi të dy, Crowfoot dhe Newsom këmbëngulën që ndryshimi i klimës ishte përgjegjës për zjarret, të cilat kanë djegur rreth 2.8 milion hektarë tokë dhe kanë vrarë 24 njerëz brenda 30 ditëve të fundit.
Ishte e paqartë nëse Trump me deklaratën e tij “do të bëhet më freskët” po i referohej ndryshimit të afërt të stinëve që do të rezultonte në temperatura më të ulëta, apo një lloj ftohje globale. Ai nuk dha hollësira.
Megjithatë, ai e quajti Newsom një “njeri të mirë” dhe tha se kishte një marrëdhënie të mirë me guvernatorin e Kalifornisë edhe pse ata politikisht vinin “nga anë të ndryshme të planetit”.