Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy pacientë lidhur me koronavirusin, 152 raste të reja


Dy pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Viktimat janë një 57-vjeçar e një 65-vjeçare nga Tirana, të dy me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për sa u përket të shtruarve në dy spitalet covid, aty po trajtohen 171 pacientë, nga të cilët 18 në terapi intensive me 8 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 810 persona nga të cilët 152 janë rezultuar të prekur nga koronavirusi i ri.

Ministria u bën thirrje qytetarëe që të zbatojnë masat e vendosura si distancimi, mbajtja e maskave e kujdesi për higjienën personale për të parandaluar përhapjen e virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *