Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Rrogozhinë gjendet i pajetë brenda makinës, me plagë arme në trup



Një 33-vjeçar është gjegtur i pajetë brenda automjetit të tij, në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku dyshohet se i riu me inicialet K.K ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas zbulimit të trupit të pajetë, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *