Lionel Messi është bërë miliarderi i dytë i futbollit.
Pasi Cristiano Ronaldo e arriti më parë këtë, tani dhe Messi sipas revistës Forbes ka fituar 1 miliard dollarë fitime gjatë karrierës së tij.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve më të paguar. Dhe këtë vit Messi zë vendin e parë duke u paguar me 126 milion dollarë, duke lënë Ronaldon në vend të dytë me 117 milion dollarë.
Këtë vit, Messi pati diskutime për t’u larguar nga klubi, por në fund vendosi të qëndronte dhe do të marrë 92 milion dollarë për ta bërë këtë. Aq i duheshin, që fitimet e tij të arrinin në 1 miliardë.
Fitimet e Messit janë përmirësuar ndjeshëm dhe nga marrëveshjet e sponsorizimit që ka me marka të profilit të lartë si Adidas, Pepsi dhe Budëeiser.
Barcelonës iu deshën 105 vjet për të fituar 64 trofe para se Messi të bashkohej në vitin 2005. Në 16 vitet e fundit, ai e ka udhëhequr ekipin drejt 34 fitoreve të trofeve, një performancë që e ka vendosur emrin e tij në mesin e më të mëdhenjve të sportit – dhe i dha atij 1 miliard dollarë gjatë karrierës.
Para Messit, vetëm tre sportistë kanë arritur që gjatë karrierës aktive të fitojnë nga një miliard e më shumë dollarë. Dhe vetëm njëri nga këto ishte fubollist.
I pari ishte golfisti Tiger Woods, që këtë e arriti më 2009-n, pas firmosjes së kontratës me “Nike”.
Më pas iu bashkua boksieri Floyd Mayweather më 2017-n. Ai të hyrat më të mëdha i siguroi nga të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të tij.
Ndërsa vitin e kaluar një miliard dollarë fitim në karrierë i arriti edhe Cristiano Ronaldo, i pari në futboll që e arrin këtë. Ai 650 milionë dollarë i fitoi nga marrëveshjet me klubet, kurse të tjerat nga sponsorizimi.
Futbollistët më të paguar të 2020-ës:
1. Lionel Messi (Barcelona) 126 milionë dollarë
2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milionë dollarë
3. Neymar (Paris Saint-Germain) – 96 milionë dollarë
4. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 42 milionë dollarë
5. Mohamed Salah (Liverpool) – 37 milionë dollarë
6. Paul Pogba (Manchester United) – 34 milionë dollarë
7. Antoine Griezmann (Barcelona) – 33 milionë dollarë
8. Gareth Bale (Real Madrid) – 29 milionë dollarë
9. Robert Leëandoëski (Bayern Munich) – 28 milionë dollarë
10. David de Gea (Manchester United) – 27 milionë dollarë