Qeveria palestineze do t’i paraqesë një rekomandim presidentit Mahmoud Abbas për rishikimin e marrëdhënieve me Lidhjen Arabe, tha të hënën kryeministri Mohammed Ishtayeh.
“Lidhja Arabe është bërë një simbol i mosveprimit arab.” – tha Ishtayeh gjatë takimit të tij të përjavshëm të kabinetit.
Kryeministri palestinez, megjithatë, nuk dha detaje të tjera. Masa vjen në mes të zemërimit palestinez rreth marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Emirateve Arabe e Bahreinit me Izraelin.
Ditën e sotme shumë banorë të Gazës e Bregut Perëndimor kanë zhvilluar protesta kundër marrëveshjeve të fundit me Izraelin.