Ekonomitë e G20-ës panë rënie të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2020, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
OECD tha të hënën se për zonën e G20 si një e tërë, PBB ra me një rekord 6.9%, dukshëm rënie më e madhe se 1.6% e regjistruar në tremujorin e parë të 2009-ës në kulmin e krizës financiare.
“Kina ishte i vetmi vend i G20-ës që paraqiti rritje me 11.5% në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke reflektuar fillimin e hershëm të pandemisë në këtë vend dhe rimëkëmbjen pasuese”– vuri në dukje organizata.
PBB ra më dramatikisht me 25.2% në Indi, e ndjekur nga Britania e Madhe me 20.4%, ndërsa tkurrja ishte më pak e theksuar në Korenë e Jugut dhe në Rusi me 3.2% në të dy vendet.
Në tre mujorin e dytë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është tkurrur me 9,7 për qind, ekonomia e Kanadasë me 11,5 për qind dhe ekonomia e Britanisë 20,4 për qind.
Ndërkohë, PBB nga viti në vit në zonën e G20-ës ra me 9.1% në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një tkurrjeje prej 1.7% në tremujorin e mëparshëm.
Midis ekonomive të G20-ës, Kina regjistroi rritjen më të lartë vjetore (3.2%), ndërsa India regjistroi rënien më të madhe vjetore (minus 23.5%).
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Anadolu Agency