Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e punonjësve të Ballshit për pagat e prapambetura, procedohen penalisht tetë prej tyre


Tetë punonjës të rafinerisë së Ballshit janë proceduar penalisht për protestën e ditës së djeshme që u zhvillua para rafinerisë.

Ata janë proceduar për thyerjen e masave anti-covid të vendosura nga qeveria.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.” – njofton policia.

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit protestojnë prej muajsh për pagat e pamarra. Ata janë shprehur se nuk kanë burim tjetër jetese veç rrogës.

Në protestën e djeshme ata u përpoqën të çajnë rrethimin e policisë për t’u futur brenda rafinerisë ndërsa kjo e fundit përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *