Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Do qëndroj deri në fund për hapjen e listave 100%


Ditën e djeshme deputetja Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga mbledhja e Këshillit Politik. Ajo ka reaguar përsëri sot, duke premtuar se do të këmbëngulë për hapjen e listave në masën 100%.

Hajdari ka hedhur akuza në drejtim të tre partive të mëdha, PS-PS-LSI, që sipas saj nuk duan ndryshim.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.

Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsinë, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne.

Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se Rudina Hajdari i është bashkuar Nismës Thurje, lëvizjes më të re politike në vend. Mbrëmjen e shkuar, Hajdari së bashku me anëtarë të tjerë të Nismës, u darkuan me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *