Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Vasil Shanto, drejtori i policisë Tiranë jep detaje për ngjarjen


Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebai Jaupaj ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preg Gjini ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda”, tha Jaupaj.

I pyetur për pistat e hetimit, ai tha se “nuk dua të  bëj me dije në këto momente sepse ne organizohemi për kontrolle në vijimësi por ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjera jashtë Tiranës”.

 “Nga ky shpërthim i dëmtuari është futur në sallën e operimit dhe kemi shpresa për rikuperim.  Kemi dhe një kalimtar të dëmtuar lehtë”- u shpreh Jaupaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *