Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhen deri më shtator kufizimet për hyrjen e shtetasve shqiptarë në Greqi


Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar se kufizimet për hyrjen në Greqi të shtetasve shqiptarë do zgjaten deri në datën 30 shtator 2020.

Vendimi i autoriteteve greke bazohet në të dhënat epidemiologjike, thuhet më tej në njoftim.

Në fund të muajit gusht, në pikë kufitare të Kapshticës pati radhë të gjata, për shkak të numrit të lartë të shtetasve shqiptarë që donin të futeshin në Greqi e masave shtrënguese shëndetësore të marra nga autoritetet greke në pikat kufitare me Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *