Vendosni fjalën kyçe....

U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: Vendimi i gjykatës i padrejtë


Pasi u dënua dje me 15 vite burg, Domart Konjari i është drejtuar me një letër të hapur ambasadës franceze dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes kësaj letre, Konjari synon ‘t’i vërë në dijeni këto institucione mbi shkeljet që pretendon se i janë përë në gjykimin e tij.

Letra i është dërguar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe në fund mediave.

Konjari pretendon se si Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjen e akuzës ashtu edhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij, kanë bërë shkelje të “Konventës së të Drejtave të Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore”.

47-vjeçari shkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Ndërkohë ai mohon akuzën e vrasjes, duke theksuar se ndaj tij nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë në prokurori.

“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material”, shprehet Konjari në letrën e formuluar nga avokatët.

Kujtojmë se Domart Konjari, dyshohet se drejton rrjetin e trafikut të kokainës me lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *