Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor në Manati të Lezhës dhe malin e Balgjajt në Dibër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era e fortë. Mësohet se zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri në malin e Balgjajt ka djegur deri tani më shumë se 15 hektarë ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri për shkak të terrenit të vështirë.