Tre fëmijë kanë shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti të rëndë, pasi një prej tyre kishte marrë pa leje makinën e njerkut për të bërë një xhiro natën. Ngjarja ka ndodhur në Rusi.
Në një video shihet policia rrugore ruse duke i ndjekur adoleshentët me Toyota Сamry në periferi të Moskës, që po lëviznin me 125 milje në orë.
Xhiroja u zgjati fëmijëve rreth tre orë, derisa automjeti u përplas me një barrierë të autostradës në orën 5:30 të mëngjesit.
Daily Mail shkruan se 13-vjeçari i quajtur Lev, mori çelësat e makinës dhe mori dy miqtë e tij, Polinën 12 vjeçe dhe Zakharin 13 vjeç.
Levi pësoi lëndime të shumta, Zakhari u përplas në xhamin e makinës, por për fat të mirë pësoi vetëm plagë të lehta, ndërsa Polina theu disa brinjë. Të tre janë dërguar në spital.
Mediat ruse e kanë konsideruar një ‘mrekulli’ faktin që tre fëmijët kanë shpëtuar, ndërkohë që makina është bërë copash.