Vendosni fjalën kyçe....

16 shtatori, Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit


16 shtatori shënon në gjithë botën Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, shtresës së brishtë të gazit që mbron tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planet.

Shkak për zgjedhjen e kësaj date është bërë nënshkrimi i Prokollit të Montrealit, më 16 shtator 1987, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit nëpërmjet instrumentin të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të lëndëve ozon-holluese.

Përvjetori i kësaj ditë të rëndësishme nënvizon thirrjen drejtuar shteteve të globit për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit dhe klimës. Protokolli i Montrealit është përkufizuar nga Kofi Anan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, si ‘marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme e realizuar deri më sot’.

Rezultatet e deritanishme të Protokollit të Montrealit kanë sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100 për qind të përdorimit të substancave ozon-holluese duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe  rikthimit në nivelet e viteve 1980, me një sërë përfitimesh të matshme si evadimi i 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri në vitin 2030, me pritshmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 biliardë dollarë deri në vitin 2050, si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmet në agrikulturë .

35 vjet mbrojtje për shtresën e ozonit

Këtë vit, festohet 35 vjetori i Konventës së Vjenës dhe 35 vjet të mbrojtjes globale të shtresës së ozonit. Jeta në tokë nuk do të ishte e mundur pa rrezet e diellit. Por energjia që buron nga dielli do të ishte e tërpërt dhe e dëmshme për lulësimin e jetës në tokë, po të mos ishte shtresa e ozonit.

Kështu, kur shkencëtarët që punuan në fund të viteve 1970 zbuluan se njerëzimi po krijonte një vrimë në këtë mburojë mbrojtëse, ata ngritën alarmin. Vrima – e shkaktuar nga gazrat që shkatërrojnë ozonin (ODS) të përdorura në aerosole dhe ftohje, të tilla si frigoriferë dhe kondicionerë – po kërcënonte të rriste dhe rastet e kancerit të lëkurës dhe kataraktit dhe të dëmtojë bimët, të korrat dhe ekosistemet.

Kështu në vitin 1985, qeveritë e botës miratuan Konventën e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Sipas Protokollit të Montrealit, qeveritë, shkencëtarët dhe industria punuan së bashku për të prerë 99 përqind të të gjitha substancave që shkatërrojnë ozonin.

Falë Protokollit të Montrealit, shtresa e ozonit po shërohet dhe pritet të kthehet në vlerat e para vitit 1980 deri në mes të këtij shekull. Në mbështetje të Protokollit, Marrëveshja e Kigalit, e cili hyri në fuqi në 2019, do të punojë drejt zvogëlimit të hidrofluorokarbonit (HFCs), gazrave serë me potencial të fuqishëm të ngrohjes së klimës dhe dëmtimit të mjedisit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *