Gjatë fjalës së tij në forumin e “The Economist” që po zhvillohet në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare tha se çështja detare mund të zgjidhet me ndërmejtësimin e një pale të tretë.
Kryeministri Rama e beson fort dhe mendon se lidhjet politike me greqinë duhet të jenë siç janë lidhjet mes njerëzve.
“Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar për një pakete çështjet që duhen zgjidhur. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve aq të mira sa janë marrëdhëniet mes njerëzve” – u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë është i mendimit se Greqia e ka të drejtë legjitime shtrirjen e kufirit detar. Ndërsa beson se konflikti për kufijtë detarë mund të gjidhet me ndërmjetësimin e një pale të tretë.
“Unë kam një ide, që e kam paraqitur dhe shpresoj që sa më shpejt ta arrijmë këtë. Kur bëhet fjalë për zonat detare ne ta mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet një pale të tretë, apo nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.
Kryeministri grek flet për një të drejtë legjitime për të shtrirë kufijtë e vetë detar me 12 milje dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje, në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike a thua se kryeministri grek duhet t’u përgjigjet njerëzve që nuk dinë ç’flasin. Kjo ndez pakënaqësinë”, tha kreu i qeverisë.
Rama tregoi se Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjik të Shqipërisë, por kjo e fundit nuk ka mbetur mes dy zjarreve.
“Ne jemi në partneritet strategjik mes Greqisë dhe Turqisë, por nuk jemi në rrezik mes dy zjarreve. Ka potencial në këtë marrëveshje greko-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Sepse Turqia është instrumental dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Pa asnjë dyshim Erdogan nuk është një person anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet ka një zgjidhje. Nuk është e lehtë, por është absolutisht e mundur dhe jam 100% i bindur që marrëdhëniet konstruktive greko-turke mund të jenë vlerë e shtuar për Evropën. Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë. Jam i bindur që kjo do të ndodhë, por nuk e di kur të ndodhë”, tha Rama.