Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë katër personat që u shkoi formulari i vetëdeklarimit të pasurisë


Katër personave të dënuar më herët për vepra të ndryshme penale u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi e Ergys Mëcuku.

Ata janë dënuar për vrasje, kanosje, trafik personash e shitje lëndësh narkotike e policia dyshon se e kanë vënë pasurinë në mënyrë të paligjshme nga veprimtari kriminale.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

D.D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

K.N., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

E.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *