Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ndodhet në Elbasan për të prezantuar Forcën e re të Posaçme “Shqiponjat” në këtë qytet.
Ai ka folur lidhur me spekulimet për dorëheqje, duke deklaruar se do të vijojë të qëndrojë në detyrë.
Lleshaj tha se nuk do ta japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë përpara pasi ka një mision për të kryer.
“Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, thjesht kam dhënë përgjigje logjike për pyetje të tilla. Nuk kam dhënë dorëheqjen, tani jam në detyrë. Unë nuk dorëhiqem, unë ec përpara sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi zyrtare”, thotë Lleshaj.
Ai foli dhe për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë ku Preng Gjinit iu bë atentat më eksploziv në makinë dhe u dëmtuan edhe dy kalimtarë.
Ai e ka quajtur një goditje të shëmtuar dhe u ka bërë thirrje strukturave të policisë dhe prokurorisë, që të punojnë për të zbardhur ngjarjen.