Mbyllet Ambasada shqiptare në Athinë.
Kjo për shkak se sot ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një punonjës i Ambasadës Shqiptare, në sektorin konsullor, aplikimin e pasaportave.
Lajmi fillimisht u publikua nga “Top Channel”, ndërsa ka nisur të qarkullojë edhe në media të tjera. Punonjësi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe është izoluar në banesën e tij menjëherë pas testit, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.
Nuk duket të ketë rrezikuar të tjerë, pasi zyrat janë të izoluara dhe masat mbrojtëse në maksimum.
Ambasada ka njoftuar se ka pezulluar takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.
Konsullata e Athinës do të qëndrojë e mbyllur sot si për dezinfektim ashtu edhe për riparimin e defektit teknik në sistemin elektronik.