Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle do i kushtojë themelueses së Black Lives Matter një dokumentar në Netflix


Dukesha e Sussexit, aktorja Meghan Markle, thuhet se ka paraqitur një projekt për një dokumentar në Netflix mbi jetën e bashkëthemelueses së lëvizjes Black Lives Matter, pasi nënshkroi një marrëveshje me vlerë rreth 155 milionë dollarëshe me gjigantin amerikan, sipas një gazete britanike.

Filmi biorafik thuhet se do të tregojë historinë e udhëheqëses së BLM-së, Patrisse Cullors, e cila e ka përshkruar veten dhe bashkëthemeluesit e saj të tjerë si ‘marksistë të trajnuar’.

Cullors gjithashtu ka pranuar të jetë instruktuar nga Eric Mann, një terrorist komunist në Shtetet e Bashkuara.

Një burim i tha gazetës tabloide britanike ‘Daily Mirror’ se Markle është ‘frymëzuar jashtëzakonisht’ nga Cullors, duke thënë: “Meghan ka mbetur e mrekulluar nga puna e pabesueshme që Patrisse ka bërë. Ajo mendon se historia e saj duhet të tregohet – dhe ajo do të donte të ishte ajo që do ta bënte këtë.”

Cullors bashkëthemeloi lëvizjen BLM në vitin 2013 së bashku me Alicia Garza dhe Opal Tometi pas lirimit të George Zimmerman, në çështjen e të shtënave ndaj Trayvon Martin.

Në qershor, mes trazirave dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin, themeluesja e Black Lives Matter tha se qëllimi i saj ishte të hiqte Presidentin Donald Trump nga detyra, duke thënë: “Trump jo vetëm që nuk duhet të jetë në detyrë në nëntor, por ai duhet të japë dorëheqjen tani. Trump duhet të jetë jashtë zyrës. Ai nuk është i aftë për zyrë. Dhe kështu që do nxisim ne është një lëvizje për ta nxjerrë Trumpin jashtë zyre.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *