Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku Sefer Dervishi, Ministria e Shëndetësisë: Prej dy javësh i shtruar në spital me sëmundje shoqëruese


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë doktori nga Kavaja, Sefer Derivishi për shkak se ishte i prekur nga Covid-19.

Mjeku ishte i shtruar prej dy javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij
!”-shkruan Ministria e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *